Të shtëna me armë në Strellc të Deçanit, i plagosuri dërgohet në spital

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.04.2025, 11:24

Një person ka mbetur i lënduar nga disa të shtëna me armë zjarri sot në mëngjes në Strellc të Deçanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 06:40, Policia është njoftuar për të shtëna me armë në drejtim të një personi në fshatin Strellc-Deçan, Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, i lënduari është dërguar fillimisht në QKMF-Deçan e më pas në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit