MPB njofton masa të rrepta kundër parkimit të paligjshëm

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.04.2025, 08:56

Dje, nga ora 17:00 deri më 20:00, Sektori për Siguri në Komunikacionin Rrugor i SPB Shkup ndërmori masa të përforcuara për sanksionimin e automjeteve të parkuara në mënyrë të paligjshme në të gjithë zonën qendrore të qytetit me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.

Ministria e Brendshme informon se janë ndërmarrë gjithsej 20 masa, nga të cilat janë lëshuar gjashtë urdhërpagesa për kundërvajtje për automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme, 12 automjete janë tërhequr me automjetin special “merimangë” dhe janë ndërmarrë 2 masa për kundërvajtje të tjera.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, njoftoi Ministria e Brendshme.

Nga atje, ata u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të gjithë së bashku të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit