Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën mes fshatrave Shirokë dhe Sopij të Suharekës.
Mësohet se në këtë aksident fatal ka humbur jetën Enver Kolgeci.
Ai fillimisht ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit por që më pas ka humbur jetën për shkak të plagëve.
Rasti është konfirmuar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.