Qenit te “5 Maji” i presin bishtin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.04.2025, 08:50

Një rast i tmerrshëm abuzimi ndaj një qeni ka ndodhur më 5 maj në Pallatet Arela.

Një qen i vogël është bërë viktimë e dhunës, pasi është abuzuar me të duke i prerë bishtin. Qeni ka nevojë urgjente për ndihmë, pasi prej disa orésh ështé duke lehur nga dhimbjet e shkaktuara.

Banorët e pallatit thonë se qeni gjithmonë ka qenë i dashur dhe ka luajtur me fëmijët në zonë, dhe ky akt i tmerrshëm abuzimi i ka shqetësuar.

Ata kërkojnë ndihmë urgjente nga autoritetet dhe ekspertët veterinerë për të siguruar kujdesin e nevojshëm për qenin dhe për të hetuar rastin.

Kjo ngjarje nxjerr në pah shqetësimin në rritje për abuzimin ndaj kafshëve, i cili ka marrë përmasa shqetësuese.

Aktivistët për të drejtat e kafshëve dhe qytetarët kërkojnë që autorët e këtij abuzimi të identifikohen dhe të ndëshkohen sipas ligjit. Ata gjithashtu kërkojnë që autoritetet të hapin kamerat e sigurisë dhe të mundësojnë hetime të shpejta për të vënë përpara drejtësisë ata që abuzojnë me kafshët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit