Lëkundje të lehta tërmeti në Korçë dhe Pogradec

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.04.2025, 23:38

Një tërmet i lehtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në juglindje të Shqipërisë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka pasur një magnitudë prej 3.4 dhe është regjistruar në orën 22:46 me orën lokale.

Epiqendra e lëkundjeve ka qenë 11 kilometra në juglindje të Pogradecit, ndërsa thellësia fokale është raportuar 5 kilometra nën sipërfaqe. Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Korçës dhe zonat përreth.

Banorë të Pogradecit dhe Korçës kanë konfirmuar se lëkundjet janë ndjerë, por kanë të lehta dhe nuk kanë zgjatur shumë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit