Shkoi për të dhuruar gjak në spitalin e Shkodrës, skandalizohet qytetari: Stafi arrogant! Qeset i linin në dritare, frigoriferi i fikur!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.04.2025, 23:21

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një situatë skandaloze në spitalin e Shkodrës, ku ishte paraqitur për të dhuruar gjak.

Ai shprehet i tronditur nga kushtet tejet të papërshtatshme dhe të rrezikshme në të cilat ruhen qeset e gjakut që dhurohen nga qytetarët.

Sipas qytetarit, frigoriferi ku ruheshin qeset e gjakut ishte i fikur dhe i vjetër, ndërsa në mungesë të kushteve, qeset vendoseshin madje edhe në parvazin e dritares për “t’u freskuar”. Ai ka dërguar edhe një foto që e dokumenton këtë gjendje shqetësuese.

Denoncimi i plotë:

“Përshëndetje. Dua të denoncoj një rast në spitalin e Shkodrës. Kam qenë sot për të dhuruar gjak dhe kushtet ishin skandaloze. Qeset e gjakut ruheshin në një frigorifer të vjetër, të fikur. I linin edhe në parvazin e dritares se s’kishin kushte tjera. Përveç kësaj, kishte zero pritje, arrogancë dhe nerva nga stafi. Pritesha të më merrnin gjakun me vonesë, dhe qëndrova në tension. E kam të dokumentuar me foto dhe video.”

Ky rast ngre shqetësime serioze për sigurinë e ruajtjes së gjakut dhe mungesën e respektit ndaj dhuruesve vullnetarë, të cilët përballen me arrogancën e stafit dhe mungesën e kushteve më bazike.

JOQ Albania i bën thirrje autoriteteve të reagojnë urgjentisht për këtë situatë të papranueshme në një institucion shëndetësor që duhet të garantojë sigurinë e pacientëve dhe respektin ndaj qytetarëve!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit