Një rast i dhimbshëm është raportuar në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar nga Tirana, i cili ka gjetur në rrugët e kryeqytetit një grua rreth 65 vjeçe, e quajtur Manushaqe, që sipas tij endet e vetme dhe pa ndihmë prej disa ditësh.
Gruaja nuk mban mend asgjë tjetër përveç faktit se është nga Delvina dhe ka 4 vajza. Qytetari që e ka gjetur e ka dërguar atë në Komisariatin Nr. 4 në Tiranë, në përpjekje për të ndihmuar në gjetjen e familjarëve të saj.
Mesazhi i plotë i qytetarit:
“Përshëndetje JOQ Albania. Kjo nëna në foto tregon se ka ardhur nga Delvina në Tiranë dhe nuk mban mend asgjë. Ka ditë që fle rrugëve dhe tregon se ka 4 vajza. Desha me ndihmën tuaj të mund të kontaktonte ndonjë familjar i saj. Për momentin tani është e shoqëruar në Komisariatin nr. 4 në Tiranë.”
Nëse dikush e njeh këtë grua ose ka informacion për familjarët e saj, është i lutur të kontaktojë sa më parë me Komisariatin Nr. 4 në Tiranë.