“Jemi në mes të katër rrugëve”, nëna me të bijën 9-vjeçare që vuan nga tumori në tru dëbohen nga familja e burrit!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.04.2025, 21:59

Disa javë më parë, JOQ Albania publikoi një apel për ndihmë nga një familje shqiptare në Tetovë, prindërit dhe 4 fëmijët e tyre të mitur, që po përballen me një dramë të rëndë njerëzore.

Vajza 9-vjeçare e kësaj familjeje vuan që prej lindjes nga tumor në tru dhe epilepsi cerebrale. Ajo qëndron gjithmonë e shtrirë, nuk lëviz dot, dhe përdor pampersa çdo ditë. Për ta trajtuar në një spital në Turqi duhen 65 mijë euro, një shumë e paarritshme për këtë familje në nevojë ekstreme.

Por drama e tyre ka marrë përmasa edhe më të rënda. Nëna e vajzës ka kontaktuar sërish redaksinë tonë dhe ka rrëfyer një realitet të tmerrshëm: janë dëbuar nga familja e burrit dhe kanë mbetur mes katër rrugëve, pa ushqim, pa strehë, pa asnjë ndihmë!

Mesazhi i plotë i nënës në redaksinë e JOQ Albania:

“Përshëndetje. Kena nevojë urgjent për ndihmë. Familja e burrit na debuan. Vajza është e sëmurë. Fëmija i vogël është vetëm 1 vjeç e gjysmë. Nuk kemi as bukë, asgjë. Fëmija i vogël s’ka as pampersa e as qumësht. Ju lutem na ndihmoni se nuk kemi ku të shkojmë, nuk kemi ku të flejmë. Familja e burrit s’na lejon të shkojmë në shtëpi, as nuk na ndihmojnë. Ata janë zënë dhe nuk e duan bashkëshortin tim. Rrinim 5 veta në një dhomë të vogël.”

Nëna ka dërguar edhe një video ku tregon se fëmijët janë duke fjetur në një makinë, të cilën ua ka lënë një i njohur vetëm për të mos fjetur në rrugë. Kjo është gjendja sot për këtë familje shqiptare me 4 fëmijë të mitur, një prej të cilëve po lufton me vdekjen.

Të dhënat për ndihmë financiare:

Emër & Mbiemër: Munever Rushiti Adresa: 101 BB Pirok IBAN: MK07500080014178804 Banka: Stopanska Banka a.d. Bitola Adresa e Bankës: Dobrivoje Radosavljevikj 21 Shteti: Maqedonia e Veriut SWIFT: STBBMK22 Numri i kontaktit: +389 70 858 006

Çdo ndihmë, sado e vogël, mund të jetë jetike për vogëlushen 9-vjeçare dhe për gjithë familjen e saj që sot ndodhen të pastrehë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit