Nga 6 deri në 14 mijë fëmijë, shtohet numri me çrregullime të spektrit autik në Shqipëri

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.04.2025, 21:09

Numri i fëmijëve me çrregullime të spektrit autik në Shqipëri është në rritje, ndërsa mungojnë të dhëna zyrtare të sakta. Vlerësohet se nga 6 mijë deri në 14 mijë persona janë të prekur, ndërkohë që vetëm 2,500 fëmijë përfitojnë ndihmë financiare (kemp) gjatë dimrit, prej të cilëve 1,500 kanë edhe kujdestar.

Pjesa më e madhe e familjeve zgjedhin qendra private për trajtimin e fëmijëve të tyre, për shkak të mungesës së shërbimeve shtetërore të përhapura në vend. Megjithatë, këto qendra përballen me kritika për mungesë transparence dhe kontrolli, si dhe për tarifat e larta që i vështirësojnë trajtimin për shumë familje.

Ekspertët theksojnë nevojën për zgjerimin e shërbimeve terapeutike publike jashtë Tiranës, për të garantuar akses më të gjerë dhe të barabartë për të gjithë fëmijët me çrregullime të spektrit autik në Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit