Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar nga Tropoja.
Qytetari denoncon gjendjen alarmante të rrjetit të shpërndarjes së ujit të pijshëm në Valbonë, një nga destinacionet më të vizituara turistike në vendin tonë.
Siç shihet në fotot e dërguara, puseta përkatëse jo vetëm që është pa kapak, por brenda saj janë hedhur mbeturina nga më të ndryshmet, duke përfshirë kanaçe, shishe plastike dhe mbetje të tjera urbane.
Kjo është skandaloze dhe e papranueshme, sidomos duke pasur parasysh që nga ky rrjet u furnizohen me ujë banorët dhe turistët që vizitojnë Valbonën.
Denoncimi i plotë i qytetarit:
“Përshëndetje JOQ! Desha të denoncoj rrjetin e shpërndarjes ujit të pijshëm në Valbonë. Kjo është puseta e shpërndarjes ujit brenda Valbonës. Ky është turizmi elitar. Uji që pinë turistat. Ujësjellësi dhe bashkia Tropojë kanë me dhjetëra punonjës pastrimi dhe mirëmbajtje. Mbeturinat përfundojnë në pusetën e ujit të pijshëm. Mungesa e një kapaku pusetës.”
A është kjo mënyra si mirëmbahen burimet e ujit të pijshëm në një nga perlat turistike të Shqipërisë? Çfarë përgjigje ka bashkia Tropojë dhe institucioni përkatës i ujësjellësit?