Siguria në kantierin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës është kthyer në një temë shqetësuese pas një tjetër tragjedie të ndodhur më 19 prill, kur 38-vjeçari Dorian Hasani humbi jetën pasi u rrëzua nga një lartësi. Doriani fatkeqësisht ishte viktima e dytë në këtë kantier, pas aksidentit fatal të 17 janarit ku humbi jetën punëtori Nusret Xhoka, 60 vjeç nga Dibra.
Pavarësisht ngjarjeve të rënda, situata e sigurisë në kantier mbetet kritike. Kushtet e punës konsiderohen skandaloze nga vetë punëtorët, ndërkohë që asnjë masë konkrete nuk është marrë për përmirësimin e sigurisë. Në vend të kësaj, të gjitha përpjekjet janë përqendruar në përshpejtimin e punimeve, me synimin që aeroporti të inaugurohet pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit.
Ndërkohë, pavarësisht nxitimit, ndërtimi i aeroportit është shumë prapa afateve. Sipas punëtorëve në terren, kantieri po përballet me vështirësi serioze për shkak të pozicionit gjeografik: zona ku po ndërtohet ndodhet nën nivelin e detit dhe është e përmbytur me burime ujore nëntokësore. Në mungesë të zgjidhjeve teknike, ujërat mbulohen thjesht me çakull për të mos ndërprerë punën, një praktikë që ngre dyshime të mëdha për sigurinë e strukturës.
Përveç kësaj, punëtorët raportojnë mungesë të kushteve më bazike si uji i pijshëm apo tualetet.
“Tualete per punetoret nuk ka. Me fal, ne por dalin ne banjo nga arat urp 2025 kantjer pa banjo”, thotë njëri prej tyre, duke e shoqëruar edhe me pamje.
I njëjti punëtor tregon edhe momentin tragjik të vdekjes së Dorian Hasanit: “Te shtunën vdiq nje djalë 38-vjeç se nuk ka siguri, punohet rrumpalle hesapi. Mbaroi pune ai djali, tha kam harruar xhupin. U kthye per ta marre dhe u pengua me litarët e llamarinës ra nga 4 metra me koke vd*q ne vend.”
Aktualisht, aeroporti ka të përfunduar vetëm fasadën ballore. Mungojnë elementë jetikë si ndriçimi, furnizimi me ujë dhe sistemet sanitare, ndërkohë që presioni për përfundim para zgjedhjeve vijon të rritet.
“Aeroporti nuk ka mbaruar, do vijnë ne date 8 per ta inauguruar. Ai ka vec balloren, nuk ka as drita, as uje. Aty dalin vetëm burime, keta i kane hedh cakull nga lart, po aty realisht eshte nen nivelin e detit”, shprehet një qytetar.
Të gjitha këto flasin për një gjë të vetme, siguria apo kushtet ku punojnë punëtorët nuk kanë rëndësi fare. Me rëndësi është që aeroporti të përfundojnë para zgjedhjeve të 11 majit.
Aeroporti i Vlorës, kantieri ku siguria e punëtorëve këmbehet me synimin e votave
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 24, 2025
Siguria në kantierin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës është kthyer në një temë shqetësuese pas një tjetër tragjedie të ndodhur më 19 prill, kur 38-vjeçari Dorian Hasani humbi jetën pasi u rrëzua… pic.twitter.com/44HYnecSA8