Magji në Astir? Pamë foton e një çifti të ndarë në mes me gjilpëra

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.04.2025, 17:09

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në një zonë të Astirit, ku qytetarë të shqetësuar raportojnë për skena që ngjallin dyshime për veprime të errëta dhe jo të zakonshme.

Dje në një vend të caktuar të lagjes është parë një foto çifti e prerë në mes, me gjilpëra të ngulura mbi të dhe një çelës të vendosur pranë. Por sot, kur qytetarët janë rikthyer në vendngjarje për ta verifikuar, fotoja nuk është gjetur më.

“Në këtë vend në Astir, dje ishte një foto e një çifti, e ndarë në mes, me gjilpëra të ngulura dhe një çelës. Por sot, kur shkuam, nuk u gjend më fotoja. Këtu brenda kemi parë një burrë, më duket i çmendur. Gjithashtu, u gjendën dy vezë të mbështjella me letër dhe të lidhura me pe të zi”,- u shpreh një qytetar i shqetësuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit