Një qytetar, përfaqësues i një zyre EasyPay që operon në zonën e Qytet Studentit, ka denoncuar publikisht një rast mashtrimi që lidhet me një ish-korrier të kompanisë Wolt Albania.
Sipas qytetarit, personi në fjalë, me emrin Erjon Berisha, ka qenë klient i rregullt i zyrës së tij, ku kryente pagesa ditore të punës së tij si korrjer. Më datë 19 të këtij muaji Erjoni ka kryer një pagesë në emër të tij me vlerë 338,000 lekë të vjetra pa sjellë paratë në dorë, duke premtuar se do t’i sillte më vonë – siç kishte vepruar edhe më parë në raste të tjera, pa probleme.
Por këtë herë situata ndryshoi. Për disa ditë ai shmangu kontaktin, më pas bllokoi numrin e zyrës në telefon, dhe nuk është paraqitur më për të shlyer detyrimin. Përfaqësuesi i zyrës EasyPay thotë se disponon:
Fotokopjen e kartës së identitetit së Erjon Berishës
Faturën e pagesës
Komunikimet me SMS ku Erjoni shkruan: “Nuk kam lekë, jam pa bukë, do ti sjell nesër”
Pas një kërkese për verifikim te kompania Wolt Albania, është konfirmuar se Erjon Berisha ishte larguar nga puna dy ditë pas këtij incidenti, duke forcuar dyshimet për një veprim të qëllimshëm mashtrimi.
Qytetari ka bërë një denoncim zyrtar në komisariatin përkatës të policisë, ndërkohë që ka raportuar rastin edhe pranë Wolt Albania. Ai kërkon që rasti të bëhet publik për të informuar qytetarët dhe bizneset, në mënyrë që të mos bien pre e personave me qëllime të dyshimta që përfitojnë nga besimi i ndërsjellë.
Denoncimi i plotë:
“Pershendetje joq albania un jam nje zyre easy pay ku kryhen pagesa dhe transferta parash ne zonen e qytet studentit ne kemi klienta te ndryshem dhe pagesa te ndryshme nje sherbim qe kemi ne jan pagesat e ëolt albania korrjeret e kesaj kompanie vin cdo dit shkarkojn lekt e punes por ka edhe nga ata qe kan qen klient besnik dhe me shkruna nje telefon me hiq kaq lek nga sistemi se po vi te sjell lekt kan qen te rregullt me nje far kohe nje djal me emer erjon berisha ka 6 dite qe ka kryer 1 pages me vler 338mij lek dhe sot e ksaj dite nuk ka ardhur te japi leket e telefonoj nuk ma hap kto dit me ka ber edhe bllok dhe ka ikur nga puna un kam foto karten e indentitetit faturen e pageses se djalit gjithashtu dhe sms qe kam shkembyre me ate qe me thot nuk kam lek jam pa buk do ti bie neser,pasneser e kshu me radhe kujton se me ikjen nga puna e ëolt albania do shpetoj ky mesazh qe te ka ardhur ty ka shkuar denoncim edhe ne polici gjithashtu edhe ne zyrat e Wolt albania”