Ministria e Bujqësisë-peshkatarëve të Pogradecit: Peshkoni 1.5 km nga bregu

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.04.2025, 16:58

Një pjesë e madhe e banorëve të Pogradecit e kanë ndërtuar jetesën e tyre mbi të ardhurat që sigurojnë nga peshkimi në liqen. Prej vitesh, ata futen çdo ditë në ujë për të ushtruar këtë veprimtari që u siguron bukën e gojës. Por së fundmi, kjo mënyrë jetese është vënë në rrezik për shkak të një vendimi të papritur të Ministrisë së Bujqësisë.

Me urdhër të kësaj ministrie, peshkimi me rrjeta është ndaluar në një distancë prej 1500 metrash nga bregu i liqenit. Masa është marrë me pretendimet për të mbrojtur disa lloje peshqish që ndodhen në proces shumimi, si krapi dhe klesi. Megjithatë, ky vendim ka goditur rëndë peshkatarët, pasi i ndalon edhe kapjen e koranit një ndër peshqit më të njohur e të kërkuar në zonë.

“Vetëm me grepa të peshkosh? Është tallje! Nuk sjell dot asnjë lek në shtëpi. Ne hyjmë në liqen, kapim peshkun dhe e shesim për të ushqyer familjet tona,” thonë peshkatarët, duke kërkuar shfuqizimin e menjëhershëm të këtij vendimi.

Sipas tyre, ndalimi i peshkimit të koranit nuk rrezikon vetëm ekonominë e peshkatarëve, por prek edhe sektorin e turizmit, pasi shumë pushues shkojnë në Pogradec vetëm për gatimin e koranit

Peshkatarët kanë dorëzuar në redaksi një peticion në të cilin kërkojnë lejen për të vazhduar peshkimin e koranit me rrjeta, ashtu si më parë, duke respektuar kushtet që të mos dëmtohen speciet e tjera.

Ata ngrenë edhe një tjetër shqetësim: pasi sipas tyre, që prej muajit nëntor, hyrja në liqen është bërë ilegale dhe e kontrolluar nga një person i vetëm, Adriatik Dokollari, kreu i Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit në Pogradec. Peshkatarët pretendojnë se ai u lejon të peshkojnë vetëm nëse e dorëzojnë peshkun e kapur tek të punësuarit e tij, duke krijuar një monopol të pashpallur mbi peshkimin në zonë.

“Kjo eshte kryengritja e peshkatarëve. Ky eshte peticioni kunder ketij ligji, dhe peticioni kunder ketij kryetari eshte ne pritje te fshatareve... Pasi 70 familje jane akoma ne pritje. Prej muajit nentor hyjne ilegalisht ne raste te rralla ne liqen me miratimin e ketij personi me kusht detyrimin e dorezimit te peshkut ne te punesuarit e tij. Ky eshte personi i cili ka bere monopolin e tij ne zonen tone. Beme takim ne bashki, por sic ua shpejgova personi ne fjale ka lidhje shume te forta me shtetin, pra asnje pergjigje nuk morëm”, shkruan njëri prej peshkatarëve.

Të gjithë njëzëri ata kërkojnë shfuqizimin e këtij ligji, në mënyrë që të vazhdojnë peshkimin të pashqetësuar si më parë.

Më poshtë urdhëri i ndalimit të peshkimit me rrjeta dhe peticioni i kundërshtimit nga peshkatarët:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit