Sarandë/ Lëngu 90 lekë në market, 4 mijë lekë në lokal

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.04.2025, 15:04

Sezoni turistik ende s’ka nisur zyrtarisht, por në Sarandë çmimet duket se i kanë paraprirë pushuesve.

Një lëng i zakonshëm frutash prej 0.5 litrash, që në market kushton vetëm 89 lekë, në një lokal pak metra më tutje shitet me 400 lekë, një rritje kjo prej më shumë se 4 herë për të njëjtin produkt.

Fatura tatimore e siguruar nga qytetarët, e blerë në një bar lokal më 22 prill 2025, tregon qartë çmimin e fryrë që e kthen një pije të zakonshme në luks për pushuesit.

Qytetarët shprehen të indinjuar, ndërsa kërkojnë që institucionet përkatëse të ndërhyjnë dhe të monitorojnë praktikat abuzuese që cënojnë jo vetëm buxhetin e konsumatorëve vendas, por edhe imazhin e turizmit shqiptar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit