Tiranasi “rrëmben” hanxharin, kërcënon gruan dhe djalin

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.04.2025, 14:54

Një ngjarje e rëndë brenda familjes është parandaluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, falë ndërhyrjes së Policisë. Elvis Bana 48 vjeç, është arrestuar në flagrancë pasi akuzohet se ka kanosur për jetën bashkëshorten dhe djalin e tij me një hanxhar, duke u thënë se do t’i vriste.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haki Stërmilli”, në banesën ku Bana ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shkak të një akuze të mëparshme për vjedhje. Sipas burimeve zyrtare, ai ka marrë një mjet prerës dhe ka kërcënuar familjarët, çka ka shkaktuar panik në banesë.

Pas denoncimit të bashkëshortes, policia ka ndërhyrë duke arrestuar autorin dhe sekuestruar hanxharin e përdorur në aktin e kërcënimit.

Ngjarja ka lënë të tronditur familjarët e 48-vjeçarit, ndërsa materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon ngjarje kriminale në një familje.

Ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, kanoste bashkëshorten dhe djalin, se do t’i vriste, arrestohet 48-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës (hanxhar), me të cilin kanoste 48-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, sapo janë njoftuar se mbrëmë, në një banesë në rrugën “Haki Stërmilli”, një shtetas po kanoste familjarët e tij, për jetën, me mjet prerës (hanxhar), kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat i ndërhyrjes policore profesionale u parandalua ngjarja kriminale në këtë familje, si dhe u arrestua në flagrancë autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. B., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e mëtejshme në lidhje me rastin, rezultoi se 48-vjeçari ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit