Spitali i Vlorës në kolaps: Shëndetësia ‘falas’ vetëm në letër

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 24.04.2025, 14:46

Ndërkohë që qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë brohorasin me zë të lartë për shëndetësinë falas, për shërbime spitalore sipas standarteve europiane apo për faktin se Spitali Rajonal i Vlorës ofron tashmë një shërbim të modernizuar me teknologji të nivelit të lartë në dispanserinë dhe farmacitë e tij — falë investimeve të buxhetit të shtetit për rehabilitimin e këtyre mjediseve — realiteti i përditshëm që përjetojnë pacientët dhe familjarët e tyre në këtë spital është krejt tjetër.

Një qytetar i revoltuar ka denoncuar gjendjen dramatike me të cilën është përballur pasi shtruar nënën e tij në këtë institucion. Sipas tij, që nga dita e enjte dhe deri më sot, nënës së tij ende nuk i janë bërë analizat bazike të gjakut, pavarësisht se është marrë mostër. Për më tepër, në këtë spital mungon edhe gjaku – një nevojë jetike – të cilin familjarët duhet ose ta dhurojnë, ose ta blejnë vetë, në të njëjtin institucion që deklaron se nuk ka.

“Na kërkojnë edhe një aspirinë të zakonshme dhe përgjigja është: ‘Nuk kemi’. Mjekët sillen me indiferencë. I thua që pacienti ka pesë ditë me temperaturë të lartë dhe ata të thonë: Nuk e di, pyet mjekun që e ka shtruar!”, shprehet qytetari, duke përshkruar më tej një realitet të trishtë, ku stafi mjekësor ulëret nëpër pavione, argëtohet me video në TikTok në sy të pacientëve dhe ku mungesa e etikës është shqetësim i përditshëm.

Situata bëhet edhe më alarmante kur përmendet fakti se nuk përdoren dorashka gjatë procedurave mjekësore, higjiena është pothuajse e papranueshme, banjot nuk funksionojnë, ndërsa pacientët dhe familjarët e tyre flenë në dysheme, pasi nuk ka kush t’u shërbejë. Dhomat janë tejmbushur dhe ambientet kundërmojnë nga era e rëndë, ndërsa dyshemet lahen me ACE edhe pse pacientët vuajnë nga sëmundje respiratore.

Analizat specifike? Familjarët duhet t’i dërgojnë personalisht në klinika private. Pajisjet janë të dala jashtë funksionit, ambulancat vijnë me staf që, siç denoncohet, kundërmon alkool dhe me çanta që s’mbajnë më as minimumin e nevojshëm. Madje, edhe aparatet për diabetin nuk kanë bateri funksionale dhe pacientët detyrohen t’i blejnë vetë.

Kjo është panorama e trishtë e një prej spitaleve rajonale më të mëdha të jugut të Shqipërisë, ndërkohë që në propagandë gjithçka tingëllon ndryshe. Ndërkohë që zyrtarët mburren me projekte moderne dhe investime miliona euro, qytetarët përballen çdo ditë me një sistem shëndetësor që i ka braktisur dhe poshtëruar në mënyrë të turpshme.

“Shëndetësia falas”? Për qytetarët që po vuajnë çdo ditë nëpër spitale si ai i Vlorës, kjo nuk është veçse një mashtrim i madh i paketuar me slogane.

Dënoncimi i plotë ië qytetarit:

"Përshëndetje JOQ! Dua të ndaj me ju një shqetësim personal në Spitalin Vlorës . Kam shtruar nënën në Spital dhe ka nga dita e Enjte e deri më sot akoma nuk i kanë bërë analizat e gjakut edhe pse i kanë hedhur gjak . Gjak që nuk ka në këtë spital por që duhet ta japin familjarët e pacientëve ose ta blejn po tek ky spital që pretendon që ska gjak . Ku ju kërkon një kokërr Kardioaspirin e të thonë nuk kemi ne këtu.

Mjek që ju kërkon shpjegim se si është e mundur që pacienti ka 5 ditë me temperatur dhe nga se vjen kjo temp. e si përgjigjir merr indiferentizmin e tyre dhe përgjigje të tipit : nuk di gjë unë pyesni mjekun që e ka shtruar ! Mjek e infermier që nuk dinë gjë tjetër veç se të bërtasin si kafshë nga një cep në cepin tjetër të pavionit si metod komunikimi mes tyre e që komentojn pa pikë turpi TIK-TOK si mënyrë argëtimi në sy të pacientëve .

Mjek , infermier e sanitarë që nuk përdorin dorashka kur i marrin gjak pacievtëve apo edhe kur ju ndërrojn urinën e jashqijen pocienrit . Dhoma të tejmbushura me pacient e me familjarë të tyre që janë të detyruar të flën aty në dysheme si në mesjetë se duhet tju shërbejn , se infermieret dhe sanitaret të përgjigjen me fjalit copy-past “që kjo nuk është puna ime”. Banjot që nuk funksionojn e që nuk ka ujë për të pastruar jashqitjet . Kundërmon era hale . Dyshemet e pavjonit e të dhomave që lahen me ACE edhe pse pacientët mezi marrin frymë nga sëmundjet dhe dhimbjet që kanë .

Që analiza specifike nuk bëhen në spital por që familjarët e pacientëve janë të detyruar ti dërgojn DORAZI nëpër klinika private pasi spitali nuk e merr përsipër . Ku pacientët transportohen nga një pavion në tjetrin me karroca cop cop të para luftës së parë botërore . Ku autoambulanca vjen me mjekun që kundërmon alkol e që paisjet që mban në çantë janë jashtë funksionit .

Ku aparati i diabetit nuk ka bateri e që duhet ta blej pacienti e kur as baterit nuk bëjn punë me paturpësin më të madhe lajn gojën e thonë që është prishur.Kjo është gjëndja në Spitlin e Vlorës por pa dyshim në të gjithë Shqipërin që ky debili i Surrelit e trumpetoj me të madhe si “ shëndetsia falas “ .

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit