Një nënë e re ka ngritur një shqetësim të rëndësishëm lidhur me moskreditimin e pagesës për lejen e lindjes, edhe pse kanë kaluar tre muaj nga lindja e fëmijës së saj.
Sipas denoncimit, pas përfundimit të 63 ditëve të para, periudhë që mbulohet nga raporti i lindjes, ajo duhej të kishte marrë pagesat nga shteti, por deri më tani asnjë shumë nuk i është kaluar, pavarësisht se dokumentacioni është i rregullt dhe i ngarkuar në sistemin e-Albania.
“Me fëmijën e parë gjithçka shkoi normalisht. Dy muajt e parë më janë hedhur menjëherë, pastaj rregullisht çdo muaj. Këtë herë, më thonë vetëm që ‘ka vonesa’ dhe kaq. Asnjë shpjegim tjetër,” – shkruan ajo.
Nënave që janë në leje lindjeje u takon një pagesë mujore nga shteti për një periudhë deri në 1 vit, por në shumë raste procedurat burokratike dhe mungesa e informacionit po bëhen pengesë për përfitimin në kohë të të drejtave të tyre.
Denoncuesja thekson se, si shumë nëna të reja, ndodhet në kushte të vështira financiare dhe ka nevojë të dijë nëse edhe të tjera gra kanë përjetuar të njëjtën situatë, dhe si kanë vepruar për ta zgjidhur.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje Joq po ju shkruaj per nje problem te cilin nuk e di a po me ndodh vetem mua apo dhe shum nena te tjera po e hasin. Puna eshte se jam me leje lindje djali ka bere tre muaj dhe mua akoma sme kan hedhur leket e raportit gje qe duhej te ndodhte pasi mbaron leja 63ditshe. Raportet jane ne e albania cdo gje ne rregull ju lutem anonim. Ju falenderoj nese e postoni. Me femijen e pare mi kan hedhur rregullisht dy muaj pernjeher dhe pastj muajt me rradhe deri ne nji vit. Po kam pyetur me kane thene kshu ndodh ka vonesa Kaq. Asnje shpjegim tjtr. Prandaj ju shkruajta juve te shoh dhe komentet mos i ka ndodhur dhe te tjereve si kan vepruar