Një ngjarje e pazakontë dhe mjaft e rrallë për bregdetin shqiptar është regjistruar këtë të enjte në qytetin e Sarandës, ku qytetarët kanë pikasur një fokë duke notuar në ujërat detare, pranë vijës bregdetare.
Pamjet e mbërritura në redaksinë tonë tregojnë qartë momentin kur foka noton qetësisht dhe zhytet në ujë, duke tërhequr vëmendjen dhe kureshtjen e pushuesve dhe banorëve të zonës.
Shfaqja e kësaj specieje të rrallë është një ngjarje jo vetëm interesante, por edhe shenjë e një biodiversiteti të fshehur që ndodhet në ujërat shqiptare, dhe që rrallë herë vihet re kaq pranë zonave urbane.
Pasi ka dalë në sipërfaqe duke notuar, foka është zhytur duke u zhdukur nga syri i banorëve që po e vëzhgonin gjithë kërshëri.