Grupet kriminale financojnë kandidatët e PS në Elbasan dhe Durrës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.04.2025, 12:57

Një valë hetimesh është duke u zhvilluar në terren nga Byroja Kombëtare e Hetimit, ku 60 hetues të shpërndarë në të gjithë vendin janë angazhuar për të ndaluar krimin zgjedhor.

Hetimet, përveç sinjalizimeve të ardhura nga subjektet politike, prokuroritë e rretheve dhe institucionet e tjera, janë pasuruar edhe nga materiale të mbledhura në mënyrë të drejtpërdrejtë nga agjentët e BKH në terren, raporton Vox News. Të dhënat janë veçanërisht të forta në dy raste që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë për integritetin e procesit zgjedhor.

Rasti më i rëndë vjen nga Elbasani, ku dyshohet se një grup i fuqishëm kriminal po mbështet kandidaturën e Sara Miles përmes financimeve të mëdha dhe shantazhit ndaj qytetarëve.

Burimet pohojnë se SPAK ka siguruar indicie për shpërndarje masive parash në këtë zonë. Dyshimet forcohen edhe nga incidentet e fundit publike, ku mbështetës të Miles janë përplasur me përfaqësues të subjektit politik për të cilin ajo garon.

Një rast tjetër i ndjeshëm është në Durrës, ku kandidati Arkend Balla po hetohet për lidhje të mundshme me një tjetër grup kriminal.

Dy rastet sugjerojnë një strukturë të organizuar që operon në më shumë se një qark për të ndikuar rezultatin zgjedhor përmes presionit dhe blerjes së votave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit