Ndotje alarmante në Portin e Durrësit: Pusetat jashtë funksionit, fekalet në rrugë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.04.2025, 12:31

Një situatë shqetësuese është denoncuar nga qytetarët në ambientet e Portit të Durrësit, ku pusetat jashtë funksionit kanë shkaktuar derdhjen e ujërave të zeza në sheshin përreth, duke krijuar një ndotje të konsiderueshme dhe erë të padurueshme.

Ironikisht, puseta ndodhet pikërisht pranë zyrave të Mjedisit, aty ku në teori duhej të garantoheshin standardet e pastrimit dhe mbrojtjes së ambientit.

Kjo situatë përbën jo vetëm një problem mjedisor, por edhe rrezik real për shëndetin publik, për punonjësit dhe qytetarët që frekuentojnë portin.

Banorët dhe punonjësit e zonës kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga Bashkia e Durrësit, Autoriteti Portual dhe strukturat përkatëse të mjedisit, për të zgjidhur problemin dhe për të ndëshkuar institucionet përgjegjëse për këtë neglizhencë të pafalshme.

Derisa të merren masa, mbetet një ironi e hidhur që vetë institucionet që duhet të mbrojnë mjedisin, janë të rrethuar nga ndotja që injorojnë.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ! Te lutem anonim. Ju lutem publikoni. gjendjen e portit te Durresit ku pusetat nuk funksionojne dhe fekalet derdhen sheshit .Vendi eshte poshte zyrave te mjedisit, aty ku supozohet te ishte me paster.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit