Jonaid Myzyrin e “pickuan mushkonjat” që donte të “shfaroste”! Si u zbuluan vjedhjet miliona lekë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.04.2025, 12:14

SPAK ka nisur zyrtarisht hetimet ndaj kreut të Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, i cili dyshohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion me tenderat publikë.

Ky i fundit është denoncuar dhjetra herë nga JOQ Albania për abuzimet me prokurimet publike, përfituesit në shkelje të ligjit dhe favorizim falë marrëdhënieve klienteliste.

Duket se kanë qenë mushkonjat që pickuan Myzyrin dhe ia nxorrën blof milionat që ka vjedhur ndër vite, në një tender me vlerë të konsiderueshme për dezinsektimin e zonave bregdetare dhe urbane.

Ky i fundit po tentonte të siguronte një mandat të dytë në krye të KPP teksa është thirrur 3 herë në SPAK.

Hetimi është fokusuar në tenderin e zhvilluar në vitin 2023 për dezisektimin nga Velipoja deri në Ksamil, ku janë konstatuar shkelje të rënda ligjore, sidomos në lotet që përfshijnë qarqet Fier dhe Vlorë.

Në Fier, tenderi me fond limit rreth 220 mijë euro u fitua fillimisht nga firma “Egian”, por pas ankesave të rivalëve, KPP vendosi të skualifikojë të gjitha kompanitë me oferta më të ulëta dhe t’ia japë kontratën kompanisë “NRG”, e cila kishte ofruar më shumë.

Në vendimin i KPP-së përmendet se disa kompani kishin dorëzuar dokumente të falsifikuara duke marrë kompetenca gjyqësore dhe duke përjashtuar kompanitë, raporton Vox News. Asnjë vendim ligjor nuk ekzistonte që të mbështeste këtë pretendim. Kjo ka ngritur pikëpyetje mbi kompetencat e KPP-së për të vepruar si organ hetimor apo gjyqësor.

Pas këtij vendimi, kompania “Egian” iu drejtua Gjykatës Administrative të Apelit, e cila më 25 korrik 2024 vendosi të pranojë padinë dhe të shfuqizojë dy vendimet e KPP-së. Myzyri ka vepruar në kundërshtim me vendimet gjyqësore, duke i kaluar kompetencat e tij ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit