“Parku me lodra të thyera, Emiriana të dalë nga zyra të dëgjojë banorët”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.04.2025, 13:20

Një qytetar nga Durrësi ka ngritur shqetësimin për gjendjen shqetësuese të këndit të lojërave për fëmijë, që ndodhet në lagjen nr. 4, pranë rrugës Egnatia.

Në pamjet e dërguara në redaksinë tonë, vërehet se lodrat janë të dëmtuara dhe jashtë funksioni. Shumë prej tyre të thyera dhe të rrezikshme për përdorim. Gjithashtu, pllakat që shtrijnë sipërfaqen e parkut janë të degraduara dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për restaurim.

Sipas qytetarit, ambienti është bërë i papërshtatshëm për fëmijët, jo vetëm për shkak të gjendjes së lodrave, por edhe sepse ndodhet pranë koshave të mbeturinave, gjë që rrit rrezikun për përhapjen e infeksioneve.

Ai i drejton një thirrje kryetares së Bashkisë, Emiriana Sako, duke i kërkuar që të mos qëndrojë vetëm në zyrë, por të dalë në terren, të shohë nga afër realitetin dhe të dëgjojë zërin e komunitetit.

Mesazhi i plotë:

Denoncim për gjendjen alarmante në Durrës dhe mungesën e reagimit nga kryebashkiakja Emirjana Sako: Pershendetje JOQ kryebashkiakja e Durrësit prezantohet sikur ka ndërtuar një qytet ëndrrash, ndërkohë që realiteti është krejt ndryshe. Një figurë pasive që rri në zyrë dhe nuk ka bërë as gjërat më minimale për qytetin.

Në zemër të Durrësit ne L4 Rruga Egnatia ndodhet një kënd lojrash që prej vitesh është lënë në harresë totale. Pajisjet janë të degraduara dhe të rrezikshme, duke kërcënuar seriozisht sigurinë e fëmijëve.

Këndi ndodhet vetëm pak metra larg rrugës kryesore, pa asnjë rrethim mbrojtës. Fëmijët janë çdo ditë në rrezik real për aksidente, sepse mund të dalin në rrugë në çdo moment.

Për më tepër, është ngjitur me koshat e mbeturinave një burim infeksionesh, erërash të rënda dhe ndotjeje, krejtësisht i papërshtatshëm për një hapësirë fëmijësh.

Pse nuk ndërhyn Bashkia për ta spostuar këtë kënd në një zonë më të sigurt, ta rrethojë dhe ta rikonstruktojë??

Ankesat e qytetarëve injorohen. A ka kohë znj. Sako të lexojë shqetësimet e komunitetit apo mjafton të flasë bukur në video?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit