Hajdutët vjedhin atletet 1200€, qytetari: M’i ktheni para se t’u denoncoj

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.04.2025, 11:22

Grabitjet duket se nuk po ndalen në vendin tonë, përkundrazi, ato po shtohen dita-ditës. “Kriminelët” e rinj nuk tregojnë aspak frikë apo ndjenjë përgjegjësie ndaj ligjit, sikur shteti të mos ekzistonte fare.

Vetëm një ditë më parë raportuam për një rast grabitjeje në zonën e Plazhit në Durrës, ku tre adoleshentë u futën në një apartament dhe vodhën sende të ndryshme, duke tmerruar dhe vajzën 12-vjeçare të pronares. Sot sjellim një tjetër denoncim, kësaj here në zonën e Ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë.

Një qytetar tregon se dy net më parë, dy të rinj janë futur në ambientet e pallatit ku ai banon dhe i kanë vjedhur dy palë atlete me vlerë rreth 1 200 euro. Ai tregon se sapo i kishte blerë atletet dhe u bën thirrje personave që i kanë marrë t’i kthejnë në vendin e tyre, përndryshe do të drejtohet në polici.

“Pershendetje joq ju lutem postojeni kete, mbreme ne 23:42 dy persona kane hyre ne ambintet e pallatit dhe me kane vjedhur akletet Hermes dhe Hugo Boss ti kthejn para se me i denoncu ne polici Ke ish fusha aviationit sa i pata ble 1000 euro heremes dhe 200 euro hugo”, shkruan ai.

Këto raste janë kthyer në një fenomen shqetësues për qytetarët, të cilët kërkojnë që autoritetet t’i trajtojnë me seriozitet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit