Zjarrfikësit rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar të moshuarin, zbresin me litar në banesën e tij

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.04.2025, 10:24

Zjarrfikësit janë heronjtë e heshtur të komunitetit që rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar atë të të tjerëve.

Së fundmi një ekip zjarrfikësish ka treguar heroizëm në përpjekje për të shpëtuar jetën e një burri të moshuar që kishte mbetur i bllokuar brenda banesës së tij.

Sipas dëshmitarëve, i moshuari ishte rrëzuar dhe nuk ishte në gjendje të hapte dera për ndihmë. Zjarrfikësit, të thirrur menjëherë në vendngjarje, u përpoqën ta hapnin portën pa dëmtime, por pa sukses. Të vendosur për të shpëtuar qytetarin, ata morën një vendim të guximshëm: kaluan nga ballkoni i komshiut një kat më sipër, duke përdorur një litar të dëmtuar dhe në kushte të rrezikshme për jetën.

Operacioni përfundoi me sukses dhe i moshuari mori ndihmën e nevojshme.

Ajo që e bën historinë edhe më të dhimbshme është fakti se këta zjarrfikës, të cilët rrezikojnë jetën çdo ditë, paguhen me një rrogë modeste, që varion nga 400 deri në 600 mijë lekë të vjetra, në varësi të viteve të shërbimit.

Në shumë vende të botës, profesionistë të tillë nderohen si heronj. Por në Shqipëri, pavarësisht sakrificave të përditshme, ata vazhdojnë të injorohen nga institucionet dhe të mbeten në harresë.

Mesazhi i qytetares:

Duhet then nje bravo te madhe keture cunave heronje qe rezikojnw koken e ture pwr te shpetuar cdo individ qe ka nevoj! Behet fjale per zjafiksat

Pasi nje burre i moshuar ishte rezuar brenda ne shpi dhe kishte mbet brenda ! Keta cuna dukw u perpjekur ti hapnin porten por sja hapwn dot e nuk donin ta prishnim ta shqyenin u detyruam kaluan nga ballkoni i komshiut nje kat mw siper me kushte skandaloze me nje litar cop cop! Dhe perpos kesaj pyeta nje nga ta sa paguhen w me than qw kan nje rrog qesharake nga 400-600 mj lek sipas vjetetsiss se punes

Ne gjith boten keta quhen heronjw dhe femijte e vegjel kan ender te behem heronjw vec ne kete vend e me kete qeveri te felliqur nuk vleresohen

Faleminderit nese e postoni ! Respekte pafund per ju qe jeni zeri jon

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit