Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Volosit, Greqi, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas shqiptar 42-vjeç.
Ngjarja tragjike ka ndodhur pak pas orës 12:00 në Larissis Avenue në kryqëzimin me rrugën Ypsilantis. Sipas informacioneve paraprake, një motor në të cilin ndodheshin dy persona është përplasur ashpër me një makinë që drejtohej nga një 26-vjeçar, në rrethana ende të paqarta. Përplasja ka qenë aq e fortë sa motori është hedhur disa metra larg dhe shqiptari pavarësisht transportimit në spital nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rreth dy orë më vonë.
Vendi i aksidentit vijon të ekzaminohet nga Policia Rrugore e Volosit, e cila po heton rrethanat e përplasjes dhe kërkon dëshmitë dhe pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë.
Ky incident i ri i shtohet listës së gjatë të aksidenteve fatale të shqiptarëve në Greqi, e jo vetëm.