Ndërsa kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, duket i angazhuar në fushatën elektorale, banorët e Balldrenit janë detyruar të marrin situatën në duart e tyre, duke nisur vetë shtrimin e një segmenti rrugor në zonë.
Pamjet e mbërritura në redaksinë tonë tregojnë qytetarët duke hedhur beton dhe duke niveluar rrugën me mjete rrethanore, ndërsa mungesa e ndërhyrjes institucionale ka shkaktuar reagime të forta në komunitet.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur Ndreu ka theksuar në dalje të ndryshme publike rëndësinë e projekteve infrastrukturore për Lezhën, përfshirë koncesionin e shumëdebatuar për rrugën Milot-Balldren, të cilin ai e ka përshkruar si një "fillim të ri" për zonën.
Megjithatë, realiteti në terren tregon një tjetër pamje, ku qytetarët ndihen të braktisur dhe të detyruar të investojnë nga xhepi i tyre për nevojat më bazike.
Banorët kërkojnë zgjidhje urgjente dhe angazhim real nga institucionet për të garantuar infrastrukturë dinjitoze dhe trajtim të barabartë për të gjithë zonat e Lezhës, përtej retorikës elektorale.