Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.04.2025, 19:41
Pas publikimit të lajmit nga portali “JOQ Albania”, ku u ngrit shqetësimi për dy mjetet lundruese pranë zonës “Tre Ishujt” në Ksamil, që transportonin mbi 20 persona dhe rrezikonin jetën e turistëve, policia kufitare ka ndërhyrë menjëherë. Ajo ka kryer verifikime në terren, ka identifikuar mjetet dhe ka gjobitur pronarët e tyre për shkeljen e rregullave të sigurisë.

Gjatë kontrollit rezultoi se mjetet, një gomone në pronësi të shtetasit E. M. dhe një motoskaf plastik në pronësi të shtetasit R. L., qarkullonin pa dokumentacionin e nevojshëm për të ushtruar aktivitet turistik në det. Për këtë shkelje, ndaj secilit pronar u vendos një masë administrative me vlerë 100 000 lekë. Gjithashtu, u bë bllokimi administrativ i mjeteve në SPK Port Sarandë.

Reagimi i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë:
"Në lidhje me një postim të publikuar në portalin online “JOQ Albania”, ku janë fotografuar dy mjete lundruese, me persona në bord, pranë bregut në zonën “Tre Ishujt”, Ksamil, sqarojmë opinionin publik se:
Menjëherë pas publikimit të pamjeve, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Port Sarandë janë nisur në drejtim të vendit të raportuar. Gjatë kontrollit në terren, u bë e mundur konstatimi dhe verifikimi i dy mjeteve lundruese që ndodheshin në atë zonë, e cila rezulton pa kufizime të përcaktuara.
Nga verifikimet rezultoi se dy mjetet lundruese, njëra gomone në pronësi të shtetasit E. M., dhe tjetra motoskaf plastik në pronësi të shtetasit R. L., qarkullonin pa çertifikatën e operatorit turistik.
Për të dyja mjetet u mor masë administrative në vlerën 100 000 lekë secili, pasi pronarët e tyre nuk dispononin dokumentacionin përkatës për të ushtruar aktivitetin si operator turistik në det. Gjithashtu, u bë bllokimi administrativ i mjeteve në SPK Port Sarandë."
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR