Një i moshuar është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi akuzohet për ngacmim seksual.
Bëhet fjalë për qytetarin P. Sh., 87 vjeç, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur në rrugë.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. Sh., 87 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, në rrugë.”