Prej më shumë se një jave, banorët e lagjes 8, rruga "Alineki Puka", në Durrës, kanë raportuar një dëmtim në tubin kryesor të ujësjellësit, por pavarësisht kërkesave të përsëritura dhe denoncimeve pranë institucioneve përkatëse, asnjë ndërhyrje konkrete nuk është bërë.
"Është një problem që përsëritet shpesh. Ata që vijnë e rregullojnë vetëm përkohësisht dhe më pas e lënë në harresë. Kemi bërë disa kërkesa, kemi njoftuar me telefon dhe personalisht, por askush nuk vjen të ndërhyjë siç duhet," shprehet një banor i zonës.
Sipas qytetarëve, kjo situatë po ndikon negativisht në jetesën e shumë familjeve që ndodhen pa furnizim të rregullt me ujë të pijshëm. Ata i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më parë, dhe i kujtojnë se nuk duhet të kujtohen për zonat vetëm në kohë fushatash.
"Kur të kaloni për fushatë, rregulloni edhe tubin që është çarë. Thjesht po e hedh si një kërkesë, se e kanë bërë rrugë me neglizhencën e tyre," vijon qytetari në mesazhin e tij.
Prej më shumë se një jave, banorët e lagjes 8, rruga "Alineki Puka", në Durrës, kanë raportuar një dëmtim në tubin kryesor të ujësjellësit, por pavarësisht kërkesave të përsëritura dhe denoncimeve pranë institucioneve përkatëse, asnjë ndërhyrje konkrete nuk është bërë.
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 23, 2025
"Është… pic.twitter.com/EQj5J93xnQ