Parku i Liqenit Artificial në Tiranë, një ndër të paktat hapësira të mbetura të gjelbërta në kryeqytet, po përballet prej kohësh me ndërhyrje të ashpër ndërtimesh që po shndërrojnë natyrën në beton.
Banorët e zonës kanë ngritur alarmin disa herë për prerje të vazhdueshme dhe masive të pemëve, veçanërisht në zonën e njohur si “Liqeni i Thatë”. Së fundmi, ata raportojnë se pas shkatërrimit të gjelbërimit, terreni po shtrohet me zhavorr.
Një qytetare, në një denoncim për redaksinë tonë, shprehet se çdo ditë përballen me zhurmën e mjeteve të rënda ndërtimore, që ka kthyer jetesën aty në një stres të vazhdueshëm. Ajo thekson se, pavarësisht ankesave, policia nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, por shfaqet në zonë vetëm për të vendosur gjoba për parkim makinash.
Kjo situatë i ka shqetësuar tepër banorët, të cilët bëjnë thirrje për ndërhyrje.
Mesazhi i denoncueses:
Pershendetje te liqeni i thate mire qe i prene komplet pemet po tani i hodhen dhe zhavorr dhe na cmendi kjo ky rruli me ket zhurmen. Policia nuk duhet, vjen vetem per te vene gjoba. Ju lutem publikoheni
"Pasi prenë pemët, pylli te Liqeni i Thatë po shtrohet me zhavorr", ankohen banorët
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 23, 2025
Parku i Liqenit Artificial në Tiranë, një ndër të paktat hapësira të mbetura të gjelbërta në kryeqytet, po përballet prej kohësh me ndërhyrje të ashpër ndërtimesh që po shndërrojnë natyrën në… pic.twitter.com/dnL8wEfwcf