Një situatë absurde po përsëritet çdo ditë në lagjen pranë çerdhes nr. 71 në kryeqytet. Banorët ankohen se prej kohësh, rruga bllokohet nga automjetet e prindërve që parkojnë pa rregull, duke sjellë fëmijët në çerdhe. Kjo sjell vonesa të konsiderueshme për banorët, të cilët shpesh detyrohen të presin deri në 30 minuta për të dalë nga lagjja.
“Çdo mëngjes është një kaos. Askush nuk merr masa, dhe ne paguajmë pasojat,” thotë një banor i zonës.
Sikur të mos mjaftonte bllokimi i trafikut, rruga ndodhet në gjendje të rëndë, e mbushur me gropa dhe dëmtime të shumta që po shkaktojnë dëme materiale në automjetet e qytetarëve.
Banorët janë të indinjuar që, në vitin 2025, ende përballen me probleme elementare infrastrukturore: “Na kërkohet vota çdo katër vjet, por nuk shtrohen dot as 200 metra asfalt për një komunitet të tërë.”
Ata i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë urgjentisht për zgjidhjen e kësaj situate, që po ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme të dhjetëra familjeve.
Denoncimi i qytetares:
Përshëndetje JOQ, Dëshiroj të ndaj një shqetësim në lidhje me situatën problematike në lagjen tonë, pranë çerdhes nr. 71. Prej kohësh, çdo ditë, banorët përballen me vështirësi serioze për shkak të bllokimit të rrugës nga prindër që parkojnë automjetet në mënyrë të papërgjegjshme, duke sjellë fëmijët në çerdhe.
Kjo situatë na detyron të presim 20 deri në 30 minuta çdo ditë vetëm për të dalë nga lagjja. Për më tepër, rruga është në gjendje të degraduar, me gropa dhe dëmtime të shumta, të cilat po na shkaktojnë dëme në automjete.
Është e pafalshme që në vitin 2025, përveçse përballemi me këto kushte, na kërkohet ende vota, ndërkohë që nuk shtrihen dot as 200 metra rrugë. Shpresojmë që ky shqetësim të marrë vëmendjen e duhur dhe të merren masa konkrete nga institucionet përkatëse.
Faleminderit nëse e postoni.
“Rrugët me gropa po na shkatërrojnë makinat!” Banorët e Tiranës: Mezi dalim nga shtëpia pic.twitter.com/dqGqlWEKQV
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 23, 2025