DHL ka marrë milionat nga KQZ, emigrantët ankohen për sigurinë e votës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.04.2025, 13:45

Raportime të shumta kanë mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me sigurinë dhe fshehtësinë e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Ajo që duhej të ishte një proces i thjeshtë dhe i besueshëm, po kthehet në një burim të madh shqetësimi për emigrantët.

Denoncimet janë të shumta dhe flasin vetë:

“Përshëndetje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve na thotë se vota është private dhe nëse e tregon, dënohesh deri në 3 vite burg. Por ne emigrantët, kur e kthejmë me postë, tek letra e destinacionit është e shkruar emri, mbiemri dhe adresa e votuesit. Kjo do të thotë që ne kontrollohemi.”

“A nuk do ishte më e drejtë që, kur ta dërgojmë me postë, të mos ishin të dhënat e votuesit, por vetëm destinacioni i pakos? Kjo tregon hapur gënjeshtrat dhe pisllëqet që bëhen në vendin tonë.”

Një qytetar tjetër shkruan:

“Sapo mora zarfin që KQZ ka nisur për diasporën... te shkallët e shtëpisë! Kryetari i KQZ-së e promovoi me bujë: ‘do t’ua japë postieri i DHL në dorë çdo personi përkatës’. Mashtrime pa fund në kurriz të këtij populli. Zarfi ishte në emrin e bashkëshortes time, e cila është në punë pasdite. Lehtësisht e verifikueshme. Dhe postieri... e la tek shkallët!”

Një tjetër rast shqetësues nga Italia:

“Rreth orës 10:00 erdhi korrieri dhe ma dorëzoi fletën e votimit pa më parë fare në sy, pa më pyetur për emrin apo dokumentin e identitetit. Ma la aty dhe u largua menjëherë.”

“Isha ulur jashtë, te bari, kur pashë furgonin e DHL. I thashë ‘Mirëdita!’ dhe ai më pyeti: ‘Je shqiptar dhe voton?’ I thashë ‘Po.’ Ai më dha fletën e votimit dhe iku. Asnjë verifikim, asgjë. Ju lutem ruani anonimitetin tim.”

Ndërkohë, kujtojmë se kompania DHL ka marrë shuma të mëdha parash nga KQZ për këtë shërbim, me pretendimin se çdo fletë votimi do t’i dorëzohej personalisht votuesit dhe me kujdes maksimal.

Kostoja e paguar nga buxheti i shtetit për këtë shërbim është 9.2 milion euro, ku duhej të garantonte siguri, privatësi dhe dorëzim të personalizuar. Kjo bie ndesh me përvojat e raportuara nga emigrantët shqiptarë. Në redaksinë e JOQ ALBANIA. Zarfe të lëna në shkallë, mungesë identifikimi të marrësit dhe shpërndarje të pakontrolluar nga ana e postierëve hedhin hije të rënda mbi besueshmërinë e të gjithë procesit.

Përballë këtyre denoncimeve, shtrohet pyetja: A është kjo mënyra si duhet të trajtohet një proces kaq i rëndësishëm për demokracinë?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit