Pushuesit në Ksamil po përballen me një situatë alarmante për sigurinë e tyre, pasi mjetet lundruese, skafet, po operojnë të mbingarkuara, duke transportuar deri në 25-30 persona në një udhëtim të vetëm.
Pamjet nga bregdeti i Ksamilit tregojnë skafe që rrezikojnë përmbytjen nga çasti në çast, duke vënë seriozisht në rrezik jetën e turistëve e pushuesve.
Banorë dhe vizitorë të zonës kanë ngritur shqetësime serioze për mungesën e çdo kontrolli nga autoritetet shtetërore. Ata akuzojnë institucionet për neglizhencë të plotë, ndërsa prioritet po i jepet fitimit dhe jo sigurisë së njerëzve.
"Është një mrekulli që nuk ka ndodhur ende ndonjë tragjedi. Për pak lekë po luhet me jetën e njerëzve çdo ditë," – shprehet një pushues i shqetësuar.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje doja me shpreh nje shqetesim shume te madh kur shteti jone nuk ekziston dhe per leke rrezikojne jetet e njerezve dhe pushuesve te Ksamilit. Skafet te mbi ngarkuara me 25 -30 veta lart eshte tmerr gati ne permbytje publikojni ju lutem te merr nmasa pa ndodh ndonje tragjedi