Një gjest i rrallë dhe prekës vjen këtë herë nga qyteti i Korçës, ku një i ri ka treguar një shembull të admirueshëm humanizmi dhe respekti ndaj të moshuarve.
Në pamjet e dërguara në redaksinë tonë, shihet momenti kur i riu i afrohet një të moshuari që po përpiqej të kalonte rrugën. Me shumë kujdes, ai e ndihmon të kalojë, duke i ofruar krahun për t'u mbështetur deri në anën tjetër.
Por gjesti nuk përfundon këtu. Përpara se të largohet, i riu nxjerr disa lekë nga xhepi dhe ia jep të moshuarit, një shenjë e thjeshtë dashamirësie, që ka vlerë të madhe.
Veprime të tilla janë më shumë se një akt mirësie, ato janë shembuj që duhen promovuar në shoqërinë tonë, për të frymëzuar të tjerët dhe për të përhapur më shumë pozitivitet dhe solidaritet në komunitet.
"Ka edhe kështu në Korçë," shkruan qytetari që ka dërguar pamjet. "I riu zbret nga makina dhe ndihmon të moshuarin të kalojë rrugën. I jep disa lek për një kafe. Ju falenderoj nëse e publikoni, dua thjesht të përcjell një mesazh pozitiv për gjithë të rinjtë. Respekt!"