Çudira nga Vlora, vendkalimi i këmbësorëve përplaset me barrierën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.04.2025, 11:06

Një rrugë e re e ndërtuar në qytetin e Vlorës ka ngjallur reagime dhe habi mes qytetarëve për shkak të mënyrës së çuditshme të projektimit.

Në pamjet që kanë mbërritur në redaksinë tonë, shihet asfalti i saposhtruar, mbi të cilin janë kryer edhe vijëzimet përkatëse. Ndër to bie në sy një vendkalim për këmbësorët, i shënuar me vija të bardha të trasha dhe sinjalistikën përkatëse.

Por ajo që ka nxitur reagimin e qytetarëve është fakti se vijat e bardha përfundohen direkt në një trafikndarëse të pakalueshme, pa asnjë mundësi për të vazhduar më tej.

Ende nuk dihet kush ka qenë projektuesi i kësaj zgjidhjeje kaq të pakuptimtë!

"Kalimi i pengesave në rrugën e re me vija këmbësorësh. Vlora city," shkruan një qytetar me ironi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit