Aksident në Shkozet: Për pak hëngrëm kokën, rruga u bllokua se kaluan qeveritarët!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.04.2025, 22:24

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në dalje të Shkozetit, në autostradën Durrës-Tiranë.

Pamjet që shihni janë dërguar nga një qytetar i pranishëm në vendngjarje.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo si ndodhi saktësisht aksidenti.

Sipas dëshmitarit, policia ka bllokuar rrugën për shkak se “po kalojnë qeveritarët që vijnë nga plazhi”.

Qytetari shprehet se rruga u mbyll pa asnjë tabelë paralajmëruese, vetëm me dy efektivë të vendosur në mes të autostradës, duke e bërë situatën tepër të rrezikshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit