Një 64-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Ozzano të Italisë, pasi kërcënoi të birin me thikë dhe më pas sulmoi forcat e policisë. Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e Pashkëve, kur rreth orës 19:30 djali i tij telefonoi urgjencën italiane 112 me thirrjen tronditëse: “Ndihmë, babai po përpiqet të më therë me thikë!”
Kur karabinierët mbërritën në banesë, burri ishte në gjendje të rëndë psikofizike për shkak të konsumimit të alkoolit. Ai nuk hezitoi të sulmonte uniformat blu, duke i detyruar forcat e rendit të përdorin taser për ta neutralizuar. Pas arrestimit, ai u akuzua për rezistencë ndaj forcave të rendit, raportojnë mediat italiane.
Por ky nuk ishte rasti i parë. I njëjti person ishte denoncuar në gusht të vitit 2023 nga djali i tij për dhunë familjare, duke rrëfyer se ishte keqtrajtuar për 27 vite. Në një episod të mëparshëm, ai kishte hyrë në dyqanin e të birit në gjendje të dehur, kishte kërkuar të shihte nipin dhe, pasi iu refuzua, e kishte kërcënuar me grushte dhe e kishte sharë. Të nesërmen ishte rikthyer, e kishte kapur për krahu dhe e kishte goditur në kokë.
Pas denoncimit të bërë atëherë, gjykata urdhëroi largimin e tij nga banesa familjare, por masa u hoq në vitin 2024. Ai u kthye në shtëpi me premtimin për një bashkëjetesë paqësore. Fatkeqësisht, situata degradoi sërish, duke kulmuar me incidentin e Pashkëve.