Rrezik infeksionesh nga ujërat e zeza te Pallatet Çabej në Misto Mane

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 22.04.2025, 19:29

Te Pallatet Çabej, në lagjen e njohur si Misto Mame në Tiranë, situata është alarmante për banorët, veçanërisht për ata me fëmijë të vegjël që luajnë çdo ditë pranë ambienteve të pallateve, ku derdhen ujërat e zeza të të gjitha godinave përreth.

Kjo situatë e ka kthyer zonën në burim infeksionesh dhe sëmundjesh. Banorët janë të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve dhe të vetvetes, ndërkohë që deri tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje serioze nga autoritetet për të zgjidhur problemin.

Banorët kërkojnë që bashkia të ndërhyjë sa më shpejt dhe të tregojë përgjegjshmëri për të ndaluar këtë katrahurë që po i rrezikon përditë.

Mesazhi i qytetarit:

"Do Zoti vijnë ata të bashkisë për ujërat e zeza, se kemi edhe fëmijë. Është burim infeksioni dhe pisllëku. Vdiqëm."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit