Hallet e vërteta të popullit që askush nuk i përmend në fushatë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.04.2025, 19:00

Përshëndetje JOQ, si bllokohet rruga nga parkimet dysh edhe tresh. Yzberisht katastrofë çdo ditë. Policia fle gjumë. Nëse e shihni të arsyeshme, postojeni, ndoshta kujtohet policia e shtetit kur ta shohë.

Kështu nis denoncimi i një qytetari nga Yzberishti, i cili ka ndarë një pamje që flet vetë: makina të parkuara në çdo drejtim, rrugë të bllokuara, trotuare të pushtuara dhe kaos i plotë në një zonë të populluar të kryeqytetit.

Në foton e dërguar, dallohet qartë bllokimi total i hyrjes së parkingut dhe rrugës përreth, me radhë makinash që e bëjnë thuajse të pamundur qarkullimin. Parkimi në mënyrë të dyfishtë dhe madje treshe është kthyer në normë. Askund nuk duket një prezencë e policisë, ndërsa qytetarët përpiqen të manovrojnë mes makinave si në një labirint urban.

Ndërkohë që politika është e përqendruar në premtime madhore në prag të zgjedhjeve të 11 majit, hallet reale të qytetarëve – si parkimi në lagjen e tyre – mbeten jashtë çdo diskutimi. Banorët thonë se kjo situatë përsëritet çdo ditë, pa asnjë zgjidhje konkrete në horizont.

Pyetja që lind është: a do të përfshijnë kandidatët zgjidhjen e këtyre problemeve reale në axhendën e tyre, apo do të vazhdojnë të bëjnë fushatë vetëm me slogane?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit