Pronari i një laboratori testues të naftës: S’ka kontroll të cilësisë në tregun e brendshëm të Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.04.2025, 10:57

Që nga muaji dhjetor i vitit 2024 nuk është duke u realizuar asnjë monitorim apo kontroll zyrtar i cilësisë së karburanteve në tregun e brendshëm në Kosovë.

Kështu alarmon Jakup Gashit, i cili është edhe pronar i laboratorit testues të naftës “Sierra Lab”. Sipas tij, kjo mungesë e mbikëqyrjes përbën një vakum të thellë institucional dhe paraqet rrezik serioz në disa drejtime kyçe.

Gashi liston edhe pasojat derisa përmend mbrojtjen e konsumatorit, shëndetin dhe mjedisin dhe konkurrencën e ndershme në treg.

“Mbrojtjen e konsumatorit – Mungesa e kontrolleve nënkupton rrezik të drejtpërdrejtë që produktet e naftës të mos përmbushin standardet ligjore dhe teknike, gjë që cenon të drejtën e qytetarëve për produkte të sigurta dhe cilësore.

Shëndetin dhe mjedisin – Derivatet e cilësisë së dobët ndikojnë negativisht në ambient dhe mund të shkaktojnë ndotje të shtuar të ajrit si dhe dëmtime në motorët e automjeteve.

Konkurrencën e ndershme në treg – Operimi pa kontroll të cilësisë krijon një avantazh të padrejtë për subjektet që importojnë ose tregtojnë karburante me cilësi të ulët dhe çmim më të lirë, duke dëmtuar operatorët që respektojnë standardet dhe rregulloret”, shkruan Gashi.

Ai tutje pohon se pavarësisht detyrimeve ligjore që i takojnë institucioneve përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe kontrollin e cilësisë së karburanteve, asnjë veprim konkret nuk është ndërmarrë për të garantuar standardet e duhura në këtë sektor jetik për ekonominë dhe jetën e përditshme të qytetarëve.

“Kërkojmë nga institucionet kompetente të ndërmarrin urgjentisht masa për rivendosjen e kontrolleve të rregullta të cilësisë së derivateve të naftës dhe të garantojnë transparencë të plotë për opinionin publik në lidhje me këtë çështje”, thotë tutje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit