Pronarët harruan sobën ndezur, digjet apartamenti në Fier

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.04.2025, 10:08

Një apartament në katin e shtatë të një pallati në lagjen “29 Nëntori” në Fier është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një sobë e lënë ndezur nga pronarët e banesës. Si pasojë, flakët kanë përfshirë disa orendi në kuzhinë, ndërsa tymi është përhapur edhe në pjesën e jashtme të godinës, duke alarmuar banorët përreth.

Fatmirësisht, në momentin e shpërthimit të zjarrit, familjarët nuk ndodheshin në banesë dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në apartamente të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit