Efekti i vendimit të ZRRE-së, pritet rritja e çmimit të kafesë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.04.2025, 22:12

Pas vendimit të rritjes së çmimit të energjisë elektrike për rreth 16 % për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, po paralajmërohet edhe ngritja e çmimit të produkteve ushqimore.

Por jo vetëm.

Pas këtij vendimi të ZRRE-së, po paralajmërohet edhe ngritja e çmimit të kafesë nëpër kafene.

Naim Llapashtica, menaxher në një kafeneje ka thënë se nga 1 maji, çmimi i kafesë pritet të rritet prej 1 euro në 1 euro e 50 centë.

“Nuk është hera e parë që po shtrenjtohet rryma me këtë qeveri edhe qetash bajagi është një tarifë kogja e lartë. Te ne bizneset ka me ndiku ma shume ka mundësi që disa edhe do të shuhen se nuk munden me përballu. Rritja e çmimit të energjisë sigurisht që do të reflektojë edhe në rritjen e çmimeve të mënyve tona. Psh, kafeja nga 1 euro te ne do të shtrenjtohet në 1.50 centë”, tha për rtv21 Naim Llapashtica, menaxher i një kafiterie.

Vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike është duke u kundërshtuar në masë të madhe tash e pothuajse tre muaj nga qytetarët, bizneset, organizata joqeveritare si dhe nga vet presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Madje në shenjë pakënaqësie u organizuan edhe tri protesta, të cilat po vazhdojnë të hasin në vesh të shurdhër.

Kërkesa për shtrenjtimin e energjisë elektrike fillimisht kishte nisur nga muaji shkurt, prej kur kompanitë për shpërndarje dhe furnizim me rrymë KOST-i, KEDS-i dhe KESCO dërguan në Zyrën e Rregullatorit për Energji një kërkesë për ndryshim të tarifave. Kjo gjë nisi të bëhej edhe më serioze kur kjo e fundit vlerësoi këtë kërkesë dhe tha se parashikon një rritje mesatare të tarifave për rreth 16%.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit