Tirana është përballur në orët e para të mëngjesit të sotëm me një situatë të rënduar në rrugë, ku trafiku i ngarkuar ka sjellë vonesa të mëdha për qytetarët.
Në mes të këtij kaosi, një i ri i “paduruar” ka zgjedhur të sfidojë rregullat e qarkullimit, duke u futur në parakalime të shumëfishta dhe në kundravajtje me automjetin e tij tip “Smart”. Por “aventura” e tij nuk ka zgjatur shumë. Vetëm disa metra më tutje, ai është ndaluar nga policia.
Në pamjet e dërguara nga një qytetar, shihet momenti kur efektivët ndalojnë të riun, e nxjerrin nga automjeti dhe e arrestojnë në vend, ndërkohë që ai tenton të bëjë rezistencë ndaj tyre.
Mesazhi i qytetarit:
“Pershndetje JOQ doja te Raprtoja nje Rast kur nje i Ri Perballet me Forcat e Policis, ndersa ishte ne Kundra vajtje Ne Zonen e Freskut Bunkart Sote ne Oren 08 : 10. Si cdo mengjes qe presim Trafikun ne Ralle, ky i Riu u Fut Kundra vajtje.
Ndersa Policia ishte duke vendos Gjobat nderkoh te Makinave anesore si cdo mëngjes, Policia e Ndali shumë normal por i riu nuk pati durim dhe ja rezultatet.”