Komunikacioni në Maqedoni, një orë pritje në “Tabanoc” dhe “Bogorodicë”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.04.2025, 09:13

Në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodic;” koha e pritjes për hyrje në vend është rreth një orë.

Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit