“Kemi 40 minuta të bllokuar në Paskuqan, ku është shteti?”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.04.2025, 09:04

Trafiku vijon të mbetet një nga problemet më të mëdha për qytetarët e Tiranës, veçanërisht në orët e para të mëngjesit, kur të gjithë nxitojnë drejt punës apo për të dërguar fëmijët në shkollë.

Një situatë veçanërisht shqetësuese është raportuar këtë të martë në zonën e Paskuqanit, ku qytetarët kanë mbetur të bllokuar në trafik për më shumë se 40 minuta. Sipas denoncimit të një qytetari, kaos i vërtetë mbizotëron në rrugë, ndërsa shumë drejtues mjetesh futen në kundërvajtje, duke përkeqësuar më tej situatën.

“Pershendetje JOQ. Vazhdon situata ne Paskuqan, kemi 40 min te bllokuar ne trafik, makinat futen kundravajtje dhe bllokojne totalisht trafikun. Situata ka muaj dhe nuk ka asnjehere polica edhe pse e din situaten. Po te kete shtet i merr nje nga nje targat nga videot dhe merr masa qe mos tu shkoj me ne mendje te futen. Po ska”, shkruan qytetari.

Apeli i tij është i qartë: autoritetet duhet të ndërhyjnë menjëherë, të rrisin prezencën e policisë rrugore dhe të ndëshkojnë çdo shkelës të rregullave të qarkullimit.

Kjo situatë ka sjellë edhe më shumë zemërim mes qytetarëve, sidomos pas skandalit të fundit ku, më 19 prill, u arrestua drejtuesi i Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka, me urdhër të SPAK, nën dyshimet për korrupsion. Ai akuzohet se ka përfituar para nga bashkëshortja e një biznesmeni për të mbyllur një aksident.

Rastet e tilla vetëm sa shtojnë mosbesimin ndaj institucioneve, të cilat në vend që të garantojnë rendin dhe sigurinë në rrugë, shpesh herë përfshihen në afera korruptive, ndërsa qytetarët janë ata që vuajnë pasojat çdo ditë në trafik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit