Ndodh sërish në SHBA, avioni shpërthen në flakë pak para ngritjes

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 21.04.2025, 19:37

Një avion i kompanisë Delta Air Lines pësoi një incident të rrezikshëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Orlandos, kur njëri prej motorëve të tij shpërtheu në flakë pak para ngritjes. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:15 të mëngjesit me orën lokale, dhe bëhet fjalë për një Airbus A330 që ishte në nisje për në Atlanta. Pasagjerët u evakuuan me rrëshqitëset emergjente dhe, për fat të mirë, nuk pati të lënduar mes 282 pasagjerëve dhe 12 anëtarëve të ekuipazhit.

Kohët e fundit janë raportuar disa ngjarje të ngjashme në aeroporte të ndryshme në SHBA, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e aviacionit.

Ndërkohë, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) po vazhdon hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit në motorin e avionit të Delta Air Lines.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit