Rreziku i sëmundjeve të zemrës po prek edhe të rinjtë, duhen kontrrolle para çdo aktiviteti fizik

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 21.04.2025, 18:39

Sëmundjet kardiovaskulare janë një ndër shkaqet kryesore të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë edhe në Shqipëri. Mjekët vërejnë se stili i jetesës së pashëndetshme dhe kequshqyerja po ndikojnë negativisht, duke e rritur rrezikun për sëmundje zemre edhe tek moshat e reja.

Ndryshe nga më parë, sot vihet re një rritje e rasteve me infarkte edhe tek të rinjtë rreth moshës 30 vjeç. Kardiologët apelojnë për kujdes të shtuar, veçanërisht te të rinjtë, duke theksuar rëndësinë e një diete të shëndetshme, shmangies së duhanit dhe një jete aktive fizikisht.

Sipas kardiologes Mimoza Lezha, edhe fëmijët që angazhohen në aktivitete sportive duhet të kalojnë nëpër kontrolle për shëndetin e zemrës. Në muajt e fundit, janë shënuar urgjenca kardiologjike dhe humbje jete edhe tek të rinjtë, për shkak të sulmeve në zemër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit