Roja i konviktit: Studenti është problematik, ofendon sanitaret që i pastrojnë vendin

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.04.2025, 16:48

Paraditen e sotme, JOQ Albania publikoi pamjet e një incidenti të ndodhur në një nga konviktet e Tiranës, ku një i ri, L. Sheta, është përjashtuar nga godina nga një punonjës sigurie, ndonëse kishte më shumë se një muaj që qëndronte aty.

Sipas rrëfimit të të riut, konflikti nisi mbrëmjen e kaluar, kur roja e konviktit e nxori jashtë pasi i gjeti brenda një mace, gjë që sipas rregullave të institucionit nuk është e lejuar. Në debat e sipër, i riu dëgjohet në video teksa i thotë rojës se “nuk pyet për rregulla”.

Pas publikimit të pamjeve, roja i përfshirë në ngjarje ka reaguar për JOQ Albania, duke dhënë versionin e tij dhe kërkuar që publiku të dëgjojë të dyja anët e historisë.

Ai e përshkruan L. Shetën si një të ri problematik, që sipas tij ishte liruar vetëm pak ditë më parë nga një masë arresti shtëpie, e caktuar nga policia pas një konflikti me mësues të shkollës “Kristoforidhi”, të cilët ai i kishte akuzuar se e kishin ngelur pa të drejtë në klasë.

Roja gjithashtu pretendon se i riu ka ofenduar herë pas here punonjës të tjerë të godinës, përfshirë edhe sanitaret, dhe se ka treguar sjellje të papërgjegjshme duke lënë ambientet e përbashkëta në gjendje të ndotur. Sipas tij, L. Sheta nuk rezulton të jetë student në dokumentet zyrtare dhe çdo lëvizje e tij është e regjistruar nga kamerat e sigurisë së konviktit.

Reagimi i plotë i rojes:

"Përshëndetje JOQ, për sqarim mbi videon që ka postuar djali që pretendon që është student. Ka disa ditë që i ka mbaruar gjëndja arrest shtëpie për shkak të sjelljes së tij, filmon provokon gjithë stafin e godinës , ku shprehet dhe vet që nuk e ka problem për rregullat është debitor prej muajsh, nuk e ka problem se ka shtet apo jo.

Arrin deri aty sa ofendon dhe punonjëset e godinës sanitaret, të cilat i pastrojnë dhe plehërat që lë përditë në tavolinën e kompjuterit. Na ka rën për pjes të meremi me një njeri jo normal , nuk e ka nxjerë njeri përjashta dhe as ja ka mbyllur derën e godinës, për fat dera ka shpëtuar pa u thyer se e përplas fort nga gjëndja emocionale që i krijohet. Ishalla i gjendet një sistemim diku tjetër sa më shpejt.

Ska shumë që e pashë postimin se kam qënë 16 orë në punë 2 turne. Djali që bëri postimin është L., Sheta , para një muaji ka qënë në arrest pasi kishte denoncuar stafin e shkollës Kristoforidhi, pasi ishte ngelës. Sinqerisht është me probleme mendore. Aty e kam shkruajtur që nuk është student, kemi list pagesën. Do ju lutesha të më kuptoni, aty në godinë është çdo lëvizje e monitoruar nga kamerat, na është mbushur memoria e tel plot me ato fotot e këtij djalit për gjërat që bën në godinë.

Se duhet ta kuptojnë dhe të tjerët me ça personi kemi të bëjmë".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit