Eduard Duro lë fëmijët e të gjithë Devollit pa një kënd lojërash

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.04.2025, 11:10

Një qytetare nga Bilishti ka zgjedhur të ngrejë zërin përmes redaksisë së JOQ Albania, për të denoncuar gjendjen alarmante të të vetmit kënd lojërash për fëmijët në këtë qytet të vogël, por me probleme të mëdha.

Në pamjet e dërguara, dallohet qartë se këndi i lojërave është lënë në harresë totale. Lodrat janë të dëmtuara, një prej shilarëseve ekziston vetëm sa për sy e faqe, ndërsa papastërtia është evidente me mbeturina të shpërndara kudo dhe të pambuluara prej kohësh. Tapeti që mbulon sipërfaqen e betonuar është i grisur në disa pjesë, duke e bërë vendin jo vetëm të papërshtatshëm, por edhe të rrezikshëm për fëmijët.

Sipas qytetares, që është edhe nënë e dy fëmijëve, që nga ndërtimi i parkut në vitet 2016–2017, nuk është bërë asnjë investim nga bashkia e drejtuar nga kryetari aktual, Eduard Duro.

“Përshëndetje! Jam një qytetare e Bilishtit dhe nënë e dy fëmijëve. Dua të shpreh shqetësimin tim për degradimin e të vetmit kënd argëtimi në Bilisht dhe të gjithë zonën e Devollit. Parku është ndërtuar në vitet 2016–2017 dhe prej 6 vitesh nuk është kryer asnjë investim nga bashkia. Ju flm nese raportoni shqetesimin tim, dhe anonim ju lutem!”, shkruan ajo.

Për fat të keq, duket se fëmijët e Devollit janë lënë jashtë mundësisë për të shijuar siç duhet një nga periudhat më të bukura të jetës, fëmijërinë. Me gjendjen aktuale të parkut, kujtimet që do të mbesin në memorien e tyre nuk do të jenë të lumtura, por të lidhura me një realitet të dhimbshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit